Connect with us

Kosovë

Këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi: Kemi me harru UDB-në e ShIK-un kur të vjen në pushtet VV-ja

Publikuar

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, ka qenë gjatë ditës së djeshme në thumb të kritikave të shumta pasi përdori gjuhë në dukje homofobike ndaj emisarit të Shtëpisë së Bardhë z.Richard Grenell. Por, Gashi njihet edhe për kritikat e tij të shumta ndaj Vetëvendosjes në të kaluarën. 

Z.Grenell njihet si një ndër politikanët më të njohur të komunitetit gej, e kjo po përdoret si pretekst nga shumë mbështetës të Vetëvendosjes së fundi që kanë nisur fushatë linçuese duke sulmuar orientimin seksual të tij.

Së fundi, Gashi e quajti z.Grenell “vashë” në një poezi të dobët e të parëndësishme mbi rastin në Twitter. Megjithatë, ai e fshiu menjëherë postimin e tij diskriminues, përcjell Periskopi.

Por, Gashi në të kaluarën kishte qenë tepër i ashpër edhe ndaj VV-së, parti që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Gashi – i cili nuk dihet se çfarë ekspertize mund t’i ofrojë Kurtit – kishte shkruar se do të harrohej UDB-ja e ShIK-u kur të vinte VV-ja në pushtet.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK