Connect with us

Kosovë

Këshilltari i Albin Kurtit: Në Kosovë janë kryer krime prej pjestarëve të UÇK’së

Publikuar

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, në një intervistë të bërë më parë, kishte thënë se Dick Marty është mik i madh i Kosovës dhe se sipas tij ne duhet ti jemi mirënjohës atij.

Gashi në  këtë intervistë kishte thënë se në Kosovë janë kryer krime prej pjestarëve të UÇK’së.

Gashi atëkohë kishte shfajsuar raportin e Dick Martit duke thënë se ai nuk ka faj për krimet që kanë ndodhë në Kosovë.

”Unë kam thënë se ne duhet me i kan mirënjohës Dick Martyt, duhet me falënderu. Ai është një mik i madh i Kosovës sepse ai nuk ka faj për krimet që kanë ndodhë. Ai veq po e nxjerr në sipërfaqe dhe po thotë që se drejtësia trazincionale duhet me u marr edhe me krimet edhe prej palës shqiptare, se këtu nuk është puna vetëm të krimet që janë kry pas luftës, se thonë krimet që janë kry mas luftës 10 qershor 99 deri me 31 dhjetor 99 ose pak ma tutje, nuk është veç aty problemi, problemi është që këtu janë kryer krime edhe gjatë luftës  98-99 edhe prej pjestarëve të UÇK’së”, kishte thënë Gashi.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë:

 

NA NDIQ NË FACEBOOK