Connect with us

Kosovë

Këshilltari e Presidentit: Albin Kurti mund të vazhdojë të luajë ping-pong e ta uzurpojë pushtetin, por Kushetuta nuk ia lejon

Publikuar

Adil Behramaj, këshilltar i Presidenti të vendit Hashim Thaci, ka komentuar deklaratën e Albin Kurtit se ‘nuk është koha për ping-ping politik’, kur u pyet se a do t’ia dërgojë emrin e mandatarit Presidentit të vendit për formimin e Qeverisë së re.

Behramaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri në largim, njëherë tentoi që ti uzuropjë kompetenat e Presidentit, ndërsa tani po përpiqet që t’i uzurpojë kompetencat e Kuvendit të Kosovës, përcjell Periskopi.

“Kështu që, Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sa të dojë si batakçi i regjur apo të luajë pingpong politik, duke u munduar të dalë mbi Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin, por rendi ynë kushtetues nuk e lejon!”B, ka shkruar Behramaj në Facebookun e tij.

Postimi i plotë:

Më herët u munduan t’i uzurpojnë kompetencat e Presidentit. Tash po mundohen t’i uzurpojnë edhe kompetencat e Kuvendit. Institucioni kryesor politik në Republikën e Kosovës është Kuvendi, jo Qeveria. Kjo e fundit ishte munduar t’i uzurpojë kompetencat edhe për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme. Qeveria kishte refuzuar që Presidenti ta procedonte dhe Kuvendi ta shpallte atë, kurse kundërligjshëm të gjitha masat e Gjendjes së Jashtëzakonshme i instaluan, duke e shkelur edhe Kushtetutën.

Qeveria nuk mund t’ia imponojë Kuvendit shpërbërjen. Këtë nuk mund ta bëjë as Presidenti pa u konsumuar të gjitha procedurat kushtetuese, përfshirë edhe konsultimin dhe pajtueshmërinë e partive parlamentare.

Kështu që, Albin Kurti mund të vazhdojë të sillet sa të dojë si batakçi i regjur apo të luajë pingpong politik, duke u munduar të dalë mbi Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin, por rendi ynë kushtetues nuk e lejon!

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK