Connect with us

Kosovë

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i thotë Isa Mustafës: Po, duam koalicion me AAK dhe Nisma

Publikuar

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së i janë përgjigjur pozitivisht ftesë së kryetarit të partisë Isa Mustafa rreth koalcionit me AAK’në e Nisman për formimin e qeverisë së re.

Burime nga LDK, kanë thënë për Periskopin se shumica e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së kanë votuar pro koalicionit me AAK dhe NISMA.

Votimi ka ndodhur në mënyrë elektronike me kërkesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Mbrëmë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm që të deklarohen me PO ose me JO.

Aty kërkohej që deri më 14 prill të përgjigjen me “PO” ose “JO” lidhur me pyetjen nëse janë të pajtimit për një koalicion me AAK-në dhe NISMA-n.

Ky koalicion pritet të ndodhë nëse LDK merr mandatin si partia e dytë për formimin e Qeverisë./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK