Sport
Këshilla e Cassanos: Inter të shesë Lautaron, të transferojë Lacazetten

Ylli argjentinas i Interit, është dëshirë e madhe e Barcelonës, që do të tentojë transferimin e tij që në afatin kalimtar të verës.
Cassano beson se Inter duhet të hapet nga ofertat nga Camp Nou, duke siguruar shumë të madhe parash.
“Lautaro është shumë i mirë, por unë do ta shisja atë”, ka deklaruar Cassano, përcjell lajmi.net.
“Ju e keni blerë atë për 20 milionë euro dhe e shisni për më shumë se 100 milionë euro”.
“Ju mund të merrni 70 milionë deri në 80 milionë euro dhe Arthur. Atëherë unë do të shkoja pas Edinson Cavanit, i cili është në një kontratë të skaduar dhe do të ishte i përsosur për Conte”.
“Për më tepër, do të ketë para edhe nga shitja e Icardit, dhe unë do të shkoja në Arsenal për të sjellë Lacazetten”./Lajmi.net/






















