Connect with us

Kosovë

Këngëtari Muhamet Sejdiu shërohet nga coronavirusi, flet për këtë dramë jetësore

Publikuar

Muhamet Sejdiu është njëri nga të parët që në Kosovë ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në bazë të testeve të sotshme, Sejdiu bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativë, që do të thotë se janë shëruar nga coronavirusi.

Sejdiu në RTV Dukagjini, ka thënë se sot në ora 11:00 do të lirohet nga Klinika Infektive.

Sejdiu u shpreh se dy ditë i ka pasur më të vështira ndërsa tjerat i ka kaluar më lehtë.

“Kisha lodhje shumë dhe probleme me frymëmarrje. Kam marrë edhe oksigjen por jo për shumë kohë”.

Këngëtari thotë se pas dy ditëve të para gjendja ka shkuar duke iu lehtësuar çdo ditë e më shumë.

“Bashkëshortja ime ka qenë pak e prekur dhe ka mundur të lirohet më herët ,por ka qëndruar bashkë me mua”.

I shëruari nga coronavirusi nuk ka kursyer lëvdatat për personelin shëndetësor në raport me sjelljen ndaj të infektuarve.

NA NDIQ NË FACEBOOK