Connect with us

Lajme

Katica Janeva, Fatime Fetai, Sulejman Rexhepi po “shqyrtohen” nga antikorrupsioni

Publikuar

më

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancën e sotme ka vendosur të fillojë procedurë kundërvajtëse për ish prokurorët e PSP-së, Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifoska, Lile Stefanova, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lubomir Lape, sepse, siç thonë nga Komisioni, vazhdimisht kanë marrë të ardhura plotësuese (kompensime) dhe për të njëjtën pas tejkalimit të vlerës prej 20 pagave mesatare nuk kanë paraqitur ndryshim të gjendjes pronësore me çka kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për parandalim të korrupsionit.

“Sipas planit vjetor për ndjekje të gjendjes pronësore dhe ndeshje të interesave të KSHPK-së lëndë e kontrollit janë listat anketuese të ish prokurorëve të PSP-së. Në procedurën për konfirmim të gjendjes faktike Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korupsionit ka mbledhur të dhëna nga Ministria e Financave nga të cilat ka konstatuar se ish prokurorët e PSP-së vazhdimisht kanë marrë të ardhura shtesë (kompensime) dhe pas tejkalimit të vlerës prej 20 pagave mesatare nuk kanë paraqitur ndryshim të gjendjes pronësore me çka kanë vepruar në kundërshtim me nenin 85 të LPKNI. Duke u nisur nga citimet e KSHPK përfundoi për fillimin e një procedure kundërvajtëse për personat në vijim Katica Janeva, Fatime Fetai, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Stevço Donev, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lubomir Lape”, informojnë nga KSHPK.

Komisioni në seancën e sotme të 29-të në bazë të njohurive të fituara ka vendosur edhe të hapë lëndë me vetiniciativë në lidhje me citimet për dyshim të veprimit joligjor të bashkëpunëtorit të jashtëm për çështje nga fusha e sportit të kryetarit të Qeverisë së RMV-së, Daniel Dimevski, i cili në përbërje të bashkëpunëtorit të jashtëm dhe drejtues i personit juridik Turd Olimpik SHPK Shkup fitoi statusin e qiramarrësit të QRS “Kale”, me çka në rolin e bashkëpunëtorit të jashtëm ka fituar interesa private me çka e ka dëmtuar buxhetin e RMV-së.

Në bazë të njohurive të fituara nga mediat për fluks të dukshëm të donacioneve vendore dhe të huaja gjatë gjendjes së jashtëzakonshme siç ka informuar edhe më parë, KSHPK ka vendosur të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të mbledhjes së informatave relevante për mënyrën në të cilën shfrytëzohet ndihma e ndarë e huaj dhe vendore. Gjithashtu KSHPK ka formuar edhe lëndë me vetiniciativë për hulumtim të mjeteve të parregjistruara për dezinfektim të cilat janë hasur në përdorim.

Komisioni Antikorruptues informon se vazhdon pas veprimit të tij për lëndën e formuar pas kërkesës gjoja për dyshim në veprimin joligjor të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame.

Shqipëri21 minutes ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme1 hour ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni3 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri3 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme4 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni5 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë5 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni5 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme5 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport5 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni5 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme5 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

NA NDIQ NË FACEBOOK