Connect with us

Sport

Katër vendet ku luhet ende futboll, çudia vjen nga Burundi

Publikuar

Në vendin afrikan (Burundi) sezoni, sipas programit, do të mbyllet brenda majit, por kalendari ka ndryshuar, por jo për faj të COVID-19.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Burundit, Reverien Ndikuriyo, njoftoi shtyrjen e disa takimeve, pasi në stadiumet e futbollit do të organizohen mitingje para zgjedhjeve presidenciale dhe legjislative të 20 majit.

Ndikuriyo nuk bëri asnjë referencë për rreziqet shëndetësore që lidhen me vazhdimin e sezonit të futbollit, duke kujtuar vetëm masat parandaluese të rekomanduara nga qeveria: “Matni temperaturën dhe spërkatni duart me një dezinfektues në hyrje të stadiumeve.” Deri tani, në Burundi janë zhvilluar 27 nga 30 javë gjithsej të kampionatit, transmeton Supersport.

Ndërkohë, në Bjellorusi, ku kampionati ndjek vitin kalendarik, është arritur te java e 4-t (të enjten do të luhen dy takime të raundit të 5-të), në Taxhikistan java e tretë do të zhvillohet fundjavën e ardhshme, ndërsa turneu “Clausura”, që po zhvillohet në Nikaragua, është në javën e 16-të./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK