Connect with us

Kosovë

Kastrati: Nesër dalin disa nga rezultatet e të testuarve të tjerë për koronavirus në Kamenicë

Publikuar

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se komuna do t’i dalë në ndihmë fshatit Topanicë, ku deri tani, kanë rezultuar 12 persona me koronavirus.

“Kemi raste kur shkojnë fqinjët ta vizitojnë një person që është i infektuar dhe dalin shumë qytetarët. Fatkeqësisht nuk e kemi në nivelin e duhur disiplinën”, ka thënë Kastrati.

“Ne e kemi olibigim që familjeve në karantinë t’ju sigurojmë ushqimin, ju kemi siguru barna. Qendra duhet t’i kontaktojë dy herë në ditë dhe t’i kontrollojë dy herë në ditë. Kemi rekomandu te niveli qendror që të vendoset i gjithë fshati në karantinë sepse ky qytetar ka qenë 12 ditë i infektuar në fshat dhe nuk e ka ditë”, ka thënë Kastrati në interaktiv, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, Kastrati ka thënë se disa nga kontaktet tjera të ‘pacientit zero’ të Kamenicës, përkatësisht fshatit Topanicë, presin t’u dalin rezultatet nesër./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK