Lajme
Kapen mbi 1 tonë drogë në Maqedoni (Detaje)

Byroja për Siguri Publike përmes Sektorit pët polici kriminalistike në Shkup në kuadër të masave të përforcuara në luftën kundër tregtisë së paligjshme me drogë në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike Kavadar për momentin po zhvillon aksion në rrethinën e Shkupit.
Siç raporton Centar.mk në një depo në lagjen Butel janë gjetur 12 paleta në të cilat ka mbi 1 tonë apo 1240 kg drogë.
“Një person është privuar nga liria ndaj të cili do të ngrihet padi penale bazuar në nenin 215 nga kodi pneal në Prokurorinë publike të Kavadracit. Hetimi po vazhdon për të bërë identifikimin e personave tjerë të implikuar në këtë trafikim të lëndëve narkotike”, ka njoftuar Drejtori i Byros për siguri publike, Sasho Tasevski./Zyrtare.net/

















