Connect with us

Lajme

Kamioni godet për vdekje 63-vjeçarin në rrugën Tiranë-Durrës

Publikuar

Policia e Durrësit e ka arrestuar një person i cili duke vozitur një kamion e ka goditur për vdekje një 63-vjeçar.

“Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku shtetasi G.T.,44 vjeç duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë “, raporton Abcnews.al përcjell Klan Kosova.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.T.,44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas me datë 25.04.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, duke drejtuar mjetin tip kamion “Iveko”, ka aksidentuar shtetasin Xh.S., 63 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK