Sport
Jason Kidd është një nga kandidatët për stolin e Brooklyn Nets

Skuadra nga NBA, Brooklyn Nets, vazhdon të jetë në kërkim të një emri për ta vendosur në krye të stolit të skuadrës.
Nets kanë shkarkuar trajnerin Kenny Atkinson gjatë muajit mars, dhe me suspendimin e sezonit, ata vazhdojnë të jenë në kërkim për trajner.
Sipas raportimeve të Marc Stein nga ‘New York Times’, Nets kanë një listë të ngushtë me kandidatët për stolin, transmeton lajmi.net.
Jason Kidd thuhet të jetë një nga emrat që tashmë shihet si favoriti për të marrë drejtimin e Nets.
Kidd është një ikonë e Nets. Fanella e tij me numrin 5 është pensionuar nga skuadra e Nets, dhe tashmë ai mund të kthehet te kjo skuadër, por në rolin e trajnerit.
Aktualisht, Kidd është ndihmës trajner te skuadra e Lakers, kurse ka qenë së fundmi edhe kryetrajner i skuadrës së Milwaukee Bucks.
Emrat e tjerë që përmenden janë ata të Tyonn Lue, Mark Jackson, Jeff van Gundy, Mike Brown e Jacque Vaughn. /Lajmi.net/






















