Kosovë
Jashari sulmon Vjosa Osmanin: Ajo nuk fliste si të ishte nënkryetare e LDK-së por si analiste e VV-së

Njohësi i çështjeve politike Shemsi Jashari në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur më gjerësisht mbi deklarat e djeshme të nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani.
Jashari thotë se deklaratat e Osmanit ngjanin më shumë si ato të një zyrtareje të VV-së.
Ai tutje shton se këto deklarata tregojnë për një krizë të thellë brenda këtij subjekti.
“Deklaratat e znj.Vjosa Osmanit tingllonin si deklarata të një analisti apo zyrtare të LVV-së, por asesi si qendrim i një nënkryetarje të LDK-së. Kritikat, fajsimet për shkelje të besës ndaj votuesit dhe akuzat publike për subjektin e saj që e nominoi për Kandidate përkryeministër nuk ishin etike e as reale. Ajo sillej sikur kjo është meritore që është themeluar LDK-ja dhe pa të LDK do të shuhet, për më tepër ajo sillej sikur të ishte pronare e LDK-së. Deklaratat e znj. Osmani tregojnë për një krizë të thellë brenda LDK-së çka do të mund të qonte në ndarjen e serish me të këtij subjekt. Znj.Osmani sillej sikur të ishte ish -zyrtare e LDK-së, dhe për të treguar fuqinë e saj në elektorat ajo duhet të dal e vetme pa LDK-në në zgjedhje dhe të matet sa vlenë. Qendrimit të znj. Vjosa Osmanit iu kanë gëzuar dhe i kanë pëlqyer vetëm militantët e LVV-së, askush tjetër.” thekson Jashari.
Ai thotë se prezenca e Veliut në Qeverinë Kurti ka qenë pikërisht për arsye të mosbesimit që ka qenë prezent mes këtyre dy partive.
“Unë besoj që pikërisht fakti që ka ekzistuar dyshimi për mos funksionim të kësaj qeverie ka shkuar z.Veliu në qeveri, pasi ishte vetëm z. Veliu i cili mund ti bënte ballë z. Kurti në tendencën për të dominuar brenda koalicionit duke marrë sukseset vetë dhe duke drejtuar gishtin për dështimet kah partneri i koalicionit. Përndryshe që nga fillimi znj.Osmani ka qenë me e afërt me z.Kurti se me LDK-në kjo ka bërë që drejtuesit e LDK të humbin besimin në Vjosa Osmanin dhe tendencën e saj që përmes këtij koalicioni të marrë edhe drejtimin e LDK-së në heshtje.”
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani mbrëmjen e djeshme ishte shumë e ashpër në deklarata me disa nga drejtuesit e LDK-së.
Ajo pati kritika të forta pati për ish-ministrin e Brendshëm Agim Veliu, ku deklaroi hapur se ai nuk duhej të ishte pjesë e një Qeveria të cilës nuk i besonte. /Gazeta Blic/


















