Connect with us

Uncategorized

Japonia merr vendimin: Refuzon bllokimin total pasi virusi do rishfaqet gjithsesi

Publikuar

më

Mjeku që është përgjegjës për menaxhimin e krizës së koronavirusit në Japoni ka marrë vendimin për të mos zbatuar një bllokim kombëtar, duke thënë se eleminimi i virusit është i pamundur dhe se është e nevojshme të minimizohet dëmi në ekonomi.

Japonia, së bashku me Suedinë, është përpjekur të kufizojë virusin pa e vendosur në një ngrirje totale aktivitetin ekonomik apo duke e bërë të detyrueshme distancimin shoqëror. “Japonia dëshiron të ulë numrin e rasteve, por është e pamundur ta ulësh atë në zero për shkak të natyrës së sëmundjes,” tha Dr Omi. “Ndoshta do të ketë një valë tjetër më të vogël ose një valë më të madhe në varësi të mënyrës sesi sillen njerëzit. Unë mendoj se kjo do të vazhdojë për ca kohë”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse ne duam të balancojmë mirëmbajtjen e veprimtarisë socio-ekonomike me menaxhimin e këtij shpërthimi”.

Abe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në shtatë prefekturat e Japonisë në 7 prill. Por në dallim nga bllokimet e detyrueshme në pjesën më të madhe të Evropës dhe disa shteteve të SHBA, distancimi shoqëror është vullnetar – pjesërisht për shkak të drejtës kushtetuese për lëvizjen e lirë.

Disa biznese, të tilla si palestrat, u është kërkuar të mbyllen, por restorantet, mbeten të hapura. Drejtuesit e biznesit kanë kritikuar madje edhe këto kufizime. Tadashi Yanai, themeluesi i Fast Retailing, shitës me pakicë i rrobave, tha që gjendja e jashtëzakonshme duhej të ishte shpallur vetëm në zona të kufizuara. “Nëse u kërkoni të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, ekonomia do të pësojë kolaps”, tha ai për Financial Times.

Higjiena e mirë dhe gjurmimi efektiv i kontakteve ka bërë që përhapja e virusit në Japoni të jetë me ritme më të ngadalta.

Dr Omi i kërkoi publikut të rrisë distancën sociale, duke paralajmëruar se mosrespektimi do të thotë se gjendja e jashtëzakonshme do të duhet të qëndrojë në fuqi, për më gjatë.

“Nëse 80 përqind e kontakteve fizike mund të shmangen, atëhere kurba e infeksionit do të ulet në mënyrë drastike, edhe pa i mbyllur qytetarët tanë,” tha ai. “Nëse është 70 përqind, atëherë duhet më shumë se dy muaj. Me 60 përqind, gjëndja nuk do të ndryshojë – kjo është llogaritja jonë”.

Dr Omi tha se qëllimi ishte që numri i rasteve të zvogëlohej në një nivel ku ato mund të menaxhohen edhe një herë përmes gjurmimit të kontakteve.

Dr Omi tha se ai dëshironte të zgjeronte testimit deri në atë pikë ku çdo person me probleme shëndetsore do mund të testohej.

Por nuk ka asnjë plan për të testuar njerëzit e shëndetshëm. “Ne nuk kemi kapacitet dhe nuk ka kuptim”.

Maqedoni11 minutes ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme47 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni55 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë1 hour ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri2 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme2 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

NA NDIQ NË FACEBOOK