Connect with us

Sport

Ja çfarë e pret Son në ushtrinë koreane

Publikuar

më

Por nëse dikush diçka të tillë e mendon se mund të jetë thjesht një “lojë”, ose një trajtim i privilegjuar për futbollistin nën urdhrat e Jose Mourinhos atëherë gabon rëndë, sepse për Sonin, seancat të cilave do t’i nënshtrohet janë të denja për një marins.

Siç raportojnë nga Korea e Jugut, lidhur më kuriozitetin e testeve të cilat përgatitet që të zhvillojë sulmuesi i Tottenhamit, ato do të jenë vërtet një provë e rrezikshme, por mbi të gjitha një universitet më vete, duke nisur nga testet fizike e deri te ato shkencore. Pikësëpari Son do të mësojë se çfarë do të thotë të menaxhojë armët e rënda të luftës, si automatikët.

Në të njëjtën kohë ai do të ekspozohet kundrejt gazrave lotësjellës e biologjikë, për të testuar maskat e situatave të ndryshme të luftës, por në të njëjtën kohë duhet të provojë të fitojë edhe duelet jetike një kundër një, ndonëse artet marciale në Korenë e Jugut janë diçka e detyruar që mësohen që në shkollat fillore.

Duke mbetur te testet fizike, Son do t’i nënshtrohet edhe një prove force rraskapitëse prej 30 kilometrash, të cilën duhet ta kryejë brenda një minutazhi të caktuar edhe me një çantë prej 25 kilogramësh mbi shpatulla, e cila është e pajisur me pajimet luftarake të një ushtari koreano-jugor.

Në të njëjtën kohë, Son do i duhet të studiojë edhe përzierjet e mundshme kimike e biologjike, duke nisur nga përzierjet e kimikateve të ndryshme e deri te njohja me teknologjinë bërthamore.

Me pak fjalë, për sulmuesin e Tottenhamit ushtria nuk do të jetë aspak një stërvitje, apo mundësia për të fituar ndonjë kopertinë reviste të sukseshme në vend. Mbetet të shihet pas kësaj sfide sa kohë do t’i duhet të rikuperohet për të qenë gati për Tottenhamin.

Maqedoni49 minutes ago

Provimi i jurisprudencës thellon përplasjet në qeveri: Znam kërcënon me largim, Mickoski refuzon shqipen në tërësi!

Lajme1 hour ago

Shpërthen zjarr në Bit Pazar të Shkupit

Shqipëri1 hour ago

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Lajme2 hours ago

Kurti takohet në Paris me personalitete që kontribuuan për Kosovën, diskuton për aktgjykimin e 16 shtatorit

Maqedoni4 hours ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme4 hours ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme4 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri4 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme5 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme5 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme6 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë6 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

NA NDIQ NË FACEBOOK