Connect with us

Sport

Italia sot publikon detajet e Fazës së Dytë, klubeve iu lejohet rikthimi në stërvitje

Publikuar

Numri i vdekjeve të ditës së sotme prej 260 është më i ulti në vend që nga 14 marsi, pasi masat e bllokimit kanë bërë punën e tyre.

Spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv po zbrazen, gjë që nga ana tjetër u lejon atyre që janë duke u trajtuar të marrin kujdesin më të mirë sesa të futen në një sistem të mbingarkuar.

Testimi është rritur, me 49.916 vetëm në 24 orët e fundit, 1.757,659 që nga fillimi i krizës me rastin e parë pozitiv në 20 shkurt, përcjell lajmi.net.

Kryeministri Giuseppe Conte ka paralajmëruar një konferencë për shtyp për këtë mbrëmje, në të cilën do të përshkruajë detajet e fazës së dytë, e cila fillon nga skadimi i dekretit të fundit të qeverisë më 4 maj.

Kjo pritet të përfshijë lëvizje të kufizuar brenda rajonit të tyre, disa aktivitete sportive individuale në natyrë, përfshirë edhe seanca stërvitëse.

Sidoqoftë, nuk do të ketë seanca në grup deri më 18 maj, kështu që skuadrat do të duhet të punojnë me orë të zgjatura ose në grupe mjaft të vogla për të lejuar udhëzime në distancë sociale.

Nëse e gjithë kjo do të praktikohet, Seria A do të jetë në rrugën e duhur për të rifilluar ndeshjet nga 27 maj – 2 qershor, me një datë përfundimi për sezonin në mesin e korrikut.

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës pritet të nisin në muajin gusht. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK