Kosovë
Ismail Syla: Kurti u rrëzua me aq vota sa mund të ndryshohet edhe Kushtetuta, kjo e bën plotësisht të shkarkuar

Këshilltari i Presidentit të vendit Hashim Thaci, Ismail Syla, ka thënë se me aq vota sa ka marrë Albin Kurti për shkarkimin e tij, e bëjnë me plotë të drejtë kryeministër të shkarkuar e jo kryeministër në detyrë.
Në një shkrim në Facebook, Syla ka thënë se si nga aspekti moral dhe ai kushtetuetues, Qeverinë mund ta formojë edhe një shumicë tjetër.
“Numri i votave aq të mjaftueshme sa për ta ndryshuar Kushtetutën e Kosovës e bëjnë jo “në detyrë”, por plotësisht të shkarkuar kryeministrin Kurti. Prandaj, si nga aspekti moral edhe nga ai kushtetues më bëjnë të ndërroj mendje dhe t’i jap të drejtë algjebrës politike: qeverinë mund ta themelojnë edhe të tjerët, partitë me mbi e më shumë se 61 deputetë”, ka shkruar Syla në Facebookun e tij.
Syla ka përmendur edhe shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryeministrit në shkarakim, duke shtuar se ai dhe bashkëpartiakët e tij, po bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë./Periskopi/





















