Connect with us

Lajme

Ishte në kontakt me kryetarin e Kumanovës që u konfirmua me koronavirus, Bujar Osmani futet në izolim

Publikuar

Ashtu siç raportuam pak më herët se njëri nga politikanët që ishte në kontakt me kreun e Kumanovës i konfirmuar me koronavirus, zëvendëskryeministri Bujar Osmani përmes Facebookut të tij ka njoftuar se do të vetëizolohet, raporton Zyrtare.net

Ai ka njoftuar se sot nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që do të mbahet në Vilën presidenciale Vodno.

“Pas konfirmimit pozitiv për COVID-19 të Kryetarit të Kumanovës e meqë dje kishim takim në Shtabin Komunal në Kumanovë, pavarësisht se gjatë gjithë kohën kam qenë me mjete mbrojtëse personale maskë dhe doreza që epidemiologët i vlerësojnë si të mjaftueshme për tu mbrojtur, vendosa që sot mos të shkoj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të Presidenti si dhe ti vetëizolohem deri të martën kur duhet të bëhet testimi sipas protokoleve. Kryetarit të Kumanovës i dëshiroj shërim sa më të shpejt si edhe gjithë qytetarëve të prekur dhe sa më shpejt gjithë bashkë të dalim nga kjo situatë. Qofshi shëndosh!” ka shkruar Osmani në Facebook./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK