Kosovë
Ish aktivisti i VV-së e quan “analfabet funksional” Gashin, kritikon KTV-në e Surrojëve që po i ritransmeton seancat e Hagës

Ish aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Ahmeti, sapo e ka publikuar një status në profilin e tij në Facebook në të cilën bën përmbledhjen e ngjarjeve të çuditshme që po ndodhin këto ditë.
Ai është marrë edhe me z.Shkëlzen Gashi, ish këshilltar politik i kryeministrit në detyrë Kurti, e të cilin e quan “analfabet funksional” por denoncon linçimet dhe kërcënimet ndaj tij.
Z.Ahmeti po ashtu ka denoncuar edhe një pjesë të njerëzve që thotë se “kush nuk është me Albinin le ta lëshoj Kosovën”, përcjell Periskopi.
Por, ai ka përmendur edhe një ndodhi të çuditshme që po ndodh krahas sulmeve që Shkëlzen Gashi i bëri ndaj UÇK-së. Kjo është ritransmetimi i seancave të Hagës nga KTV-ja e familjes Surroi.
Statusi i plotë i Ahmetit
Disa shperndajne lajme te rrejshme qe pretendojne qe Kryeministri paska deshmuar ne Hage, disa linçojne nje analfabet funksional dhe e kercenojne me vrasje, pjesa tjeter thote kush nuk eshte me Albinin le ta leshoj Kosoven, disa shpallin tradhtare dhe interpretojn Kushtetuten pa e lexu asnje trakt legal ne jeten e tyre, disa tjere propozojne absurdin qe krimet e luftes dhe pergjegjesia e Serbise duhet te jene pjese e marreveshjes perfundimtare, e KTV’ja e Surrojve ritransmeton seancat e Gjykates se Hages kunder ushtareve te UÇK’se. Ky popull eshte mire me u ndal, me marr fryme thell edhe me e pyet veten a eshte normal.




















