Connect with us

Kosovë

Isa Mustafa: Po vjen era diktaturë, ja çfarë veprimi ka bërë Xhelal Sveçla ndaj deputetëve të Kosovës

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të MPB’së, Xhelal Sveçla i cili do t’i kërkojë leje të veçantë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme në Kuvend.

I pari i LDK’së ka thënë se vendimit të tij i vjen era diktaturë.

“Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjenve nesërme në Kuvend”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Edhe kjo ndodhë!
Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjenve nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!
Kësaj i vjen era diktaturë!

NA NDIQ NË FACEBOOK