Connect with us

Kosovë

Infektologu Lul Raka tregon se kur mund të zbulohet vaksina kundër koronavirisit

Publikuar

më

Infektologu i njohur kosovar, Lul Raka, ka treguar se kur mund të zbulohet vaksina kundër virusit Covid-19, i cili është pothuajse në valën e pikut gjatë kësaj kohe në vendin tonë.

Në një intervistë për shfaqjen televizive ‘Oxygen’, Raka ka thënë se në aspektin shkencor, një vaksinë kundër këtij virusi mund të zbulohet minimumpër 12 muaj, mirëpo për ta studiuar si proces, prodhimi i vaksinës nuk mund të bëhet më herët se 12 muaj.

“Në aspektin shkencor, në momentin më të mirë mund të zbulohet 12 muaj minimum. Ajo çka dihet deri tash, është që ‘coronavirusi’ i ngjam për 80% virusit sars, që janë e njejta familje por për ta studiuar si proces dhe prodhimi i vaksinës nuk mund të bëhët më herët se 12 muaj”, ka thënë ai.

Raka tutje ka theksuar se zbulimi i kësaj vaksine mund të ndihmojë në parandalimin e çdo virusi që vjen nga familja SARS, që lidhet kryesisht me viruse.

“Lajmi i mirë është, që zbulimi i vaksinës është më se i mundur dhe do të ndihmoj në parandalimin e cdo virusi që vjen nga kjo familje e virususit SARS, që lidhet kryesisht me virusa, që dalin nga një lloj lakuriqi, e që mund të rishfaqet në të ardhmen”, ka thënë Raka.

Kujtojmë se së fundmi janë shënuar 33 raste të reja me virusin Covid-19 në vendin tonë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 280 që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan dy rastet e para pozitive me këtë virus.

NA NDIQ NË FACEBOOK