Sport
Ikona e Liverpool, Sir Kenny Dalglish, lirohet nga spitali, pasi rezultonte pozitiv në Covid-19

Më herët gjatë kësaj jave është raportuar se Dalglish ka rezultuar pozitiv në Covid-19, pasi anglezi kishte vizituar spitalin për një infektim të thjeshtë.
Dalglish ishte ndalur në spital, por raportime nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se ikona e Liverpool është liruar nga spitali së fundmi, përcjell lajmi.net.
Ikona e Liverpool është kthyer në shtëpinë e tij, ku në vet-izolim po vazhdon rikuperimin e plotë nga virusi. Ai ka shfrytëzuar rastin të jap çdo lëvdatë për NHS.
“Njerëzit mund të mendojnë se për shkak të emrit tim kam pasur kujdes më të mirë, por secili pacient në NHS po merr kujdesin më të mirë të mundshëm”, ka thënë Dalglish, transmeton lajmi.net.
“Si shtet, ne jemi me fat që i kemi ata”, ka thënë ndër të tjerash Kenny.
Dalglish ishte në spital që nga e mërkura. /Lajmi.net/






















