Connect with us

Sport

Icardi ka vendosur për të ardhmen

Publikuar

Icardi këtë sezon po e kalon si i huazuar te PSG, por skuadra franceze nuk ka gjasa për transferimin e tij të përhershëm.

Sulmuesi ka qenë i lidhur me Napolin dhe Sport Mediaset pretendon se ai është i prirë për një rikthim në Itali, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, transmetuesi paralajmëron se Icardi dëshiron të bashkohet me Juventusin, të cilët janë të gatshëm të fillojnë bisedimet me Interin.

Inter prej kohësh i kanë rezistuar një shitje të rivalët e tyre, por kjo mund të ndryshojë nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të propozonte Cuadradon dhe një shumë parash.

Anësori kolumbian është lojtar shumë i vlerësuar nga trajneri i Interit, Antonio Conte. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK