Ndryshe
I shpëtoi operacionit në zemër, foshnja 6-muajshe infektohet me koronavirus

Një bebe 6 muajsh është infektuar me koronavirus në Britaninë e Madhe. Lajmin e ka konfirmuar familja e vogëlushja të cilët kanë konfirmuar se bebja aktualisht ndodhet në oksigjen duke luftuar për jetën.
Prindërit e kanë bërë publik lajmin për t’iu dhënë një mesazh njerëzve që ende nuk po e marrin seriozisht shpërthimin e pandemisë.
Erin Bates, lindi me një problem në zemër për të cilin kërkohej një operacion urgjent. Sidoqoftë, të Premten e kaluar, ajo u konfirmua se kishte covid-19.
Në një foto të publikuar me aprovimin e prindërve të saj, tregon vajzën e tyre të shtrirë në spital në një makineri që e furnizon oksigjen, e rrethuar nga tela, tuba dhe pajisje shkruan Daily Mail.
Z. dhe Znj Bates besojnë se për shkak se Erin, i ardhur në jetë pas një dekade përpjekjeje gjatë së cilës u thanë se nuk mund të kenë fëmijë, tashmë ka luftuar “kundër shanseve” aq shumë herë, saqë ajo mund ta kapërcejë pengesën e saj të fundit.






















