Sport
I duhen para për krizën/ Fenerbahce nxjerr në shitje Vedat Muriqin, ja çmimi që i vendos

Koronavirusi nuk do të lejë pa prekur edhe buxhetet financiare të klubeve teksa problemet e para kanë nisur të shfaqen. Një nga ata që ka hasur në krizë financiare është edhe klubi i Fenerbahçes. Turqit si të vetmen mundësi për të rregulluar bilancet shohin shitjen e futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Te lista e emrave që ka përfunduar në merkaton e verës është edhe Vedat Muriqi. Sulmuesi po zhvillon një sezon të madh me Fenerbahçen duke qenë golashënuesi më i mirë dhe në këtë formë ka pasur kërkesa në merkato, sidomos nga Anglia.
Ndaj, Fenerbahçe ka fiksuar vlerën e sulmuesit duke pretenduar 35 milionë euro. Tashmë, mbetet për t’u parë sa të gatshëm do jenë klubet angleze të plotësojnë dëshirën e Fenerbahçes pas koronavirusit. /VipSport.al/





















