Connect with us

Kosovë

Hoxhaj kujton Fadil Vatën: Hapat e tij janë në gurthemelin e luftës së UÇK-së

Publikuar

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, në 30 vjetorin e vdekjes ka kujtuar  heroin Fadil Vata, transmeton Klan Kosova.

Hoxhaj deklaroi se Vata ishte ndër aktivistët e parë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe veprimtar i pathyeshëm për lirinë e popullit shqiptar në Kosovë.

“Hapat e tij janë në gurthemelin e luftës së UÇK-së për lirinë që gëzojmë sot. Prandaj, nuk duhet harruar sakrificën sublime të Fadilit, në kohën kur numri i zërave rezistues ishte i paktë”

“Qoftë i paharruar kujtimi për të dhe për veprën vetëmohuese që bëri deri në ditën e fundit”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK