Connect with us

Kosovë

Hoti i patrembur nga heqja e rrethojave në Qeveri, thotë se “do t’i prijë dialogut si kryeministër”

Publikuar

Kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se çdo masë e reciprocitetit me Serbinë do të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, shkruan Periskopi.

Ai tha se prioritet i Qeverisë së re do të jetë menaxhimi i pandemisë së koronavirusit, si dhe rimëkëmbja ekonomike.

Tha se edhe dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë ndër çështjet kryesore me të cilat do të merret Qeveria e re.

Për dialogun Hoti tha se do ai do të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës.

‘Por krahas saj, çështja e dialogut është çështja kryesore që do të ballafaqohemi në Qeverinë e re”

Hoti është pyetur edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e rrethojave.

Ai tha se meqenëse  nuk është i informuar saktë lidhur me këtë vendim, rrethojat nuk duhet të shihen si pengesë për qytetarët.

“Nuk duhet ti shohim rrethojat si një pengesë që qytetarët të kenë qasje në Qeveri”, tha Hoti./Periskopi