Kosovë
Hoti: Edhe AKR do të jetë pjesë e qeverisë time

Kryeministri në ardhje Avdullah Hoti pas takimit me Nismën dhe Listën Serbe ka folur para mediave ku ka treguar se nesër pritet të finalizohet koalicioni.
Ai tha se pjesë e këtij koalicioni do të jetë edhe AKR, përcjell Periskopi
“Do ta merremi me qeverinë në një situatë jo të mirë do ti kthejmë miqtë tanë të cilët i kemi lënduar javëve dhe muajve jemi të përgaditur me një ekpi të shkëlqyer, shumë shpejt nesër do ti mbyllim të githa çështjet me përbërjen qeverisë së re. jemi takuar me disa nga partnerët e koalicionit, jemi duke i finalizuar përpjekjet tona. Po do të jetë edhe AKR pjesë e këtij koalicioni”, tha ai para mediave/Periskopi





















