Connect with us

Kosovë

Historianët e Deçanit me takat të vetin: Askush mos t’i prishë lidhjet tona me Amerikë

Publikuar

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, përmes një deklarate për media shprehet se politika e SHBA-së karshi Shqipërisë dhe Kosovës është e pa ndryshuar qysh nga shekulli i kaluar, kur në Konferencën e Paqes në Versaje më 1919 presidenti Ëillson mbrojti të drejtat e shqiptarëve.

Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të administratës së presidentit Ëillson e kanë ndjekur edhe presidentët dhe administratat e tjera amerikane, thuhet në deklaratë, nga ky grup historianësh, të cilët shquhen në publik për reagime të tilla dhe me ceremoni të kohë pas kohëshme për ndarje cmimesh ndaj personaliteteve vendore e të huaja.

Për më tepër, historianët e Deçanit thonë se shqiptarët e kanë përkrahjen e plotë të SHBA-ve, dhe SHBA-të e kanë përkrahen e plotë të dy shteteve shqiptare, andaj askush në SHBA dhe as në Shqipëri e Kosovë nuk mund t’i prishë raportet tonë miqësore të cilat janë nderuar për me shumë së një shekull.

Reagimi i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, vjen pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti gjatë një konference online të organizuar nga PresseClub Concordia në Vjenë, ka thënë se ambasadori Richard Grenell ka qenë kaq agresiv në përpjekjen për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mund të japë një fitore politike për Trump, dhe në kontrast me paraardhësit e tij Bill Clinton, George Bush, dhe Barack Obama.

NA NDIQ NË FACEBOOK