Connect with us

Kosovë

Haziri rreth përplasjes së Osmanit e Selmanajt: Asgjë nuk kishte personale

Publikuar

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri në një deklaratë për Frontal ka folur rreth përplasjes së fundit në mes të kryetares së kuvendit Vjosa Osmanit, dhe deputetit të kësaj partie Drtion Selmanaj.

Haziri tha se këto përplasje nuk duhet të merren personale e as politike, thjeshtë është një menaxhim i situatës nga ana e Osmanit, ka thënë Haziri, përcjell Periskopi

“Duhet mu mësu me udhëheqë e ka një situatë jashtëzakonisht një situatë të vështirë në kohën kur është kjo kryetare e kuvendit, sepse është duke e udhëhequr një koalicion te prishur. Nuk ka të bëjë me raporte personale,e as politike. Rregullorja nuk ja lejon.  Driton Selmanaj  është një deputetë me rëndësi si gjithë të tjerët. Nuk duhet të  merret personale. Thjeshtë është menaxhim i një situate. Që 20 vjet Vjosa është në LDK, nuk e ka kulturë LDK që të ja tregoj derën kërrikujt”, tha ai në Frontal/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK