Kosovë
Haziri për shkarkimin e Veliut: Politikani që më së paku ka folë, gjynah nëse ndikoi gara në Podujevë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri sonte në Debat Plus ka thënë hapi i dytë mbrapa i Albin Kurtit ishte shkarkimi i ministrit Agim Veliu, transmeton Periskopi.
Haziri thotë se një ministër mund të kundërshtojë por edhe të votojë kundër një vendimi të Qeverisë.
‘’Hapi idytë mbrapa është shkarkimi iAgim Veliut në kohë pandemie. Ministri ka të drejtë për mendim kundër dhe votë kundër. Ky është Ligji në Kosovë. Njeri i cili folë shumë rrallë prej krejt politikanëve tjerë, punon më së shumti dhe është më serioz. Nuk e kampërcjell fushatën e Podujevës. Por po del që për gjynah, fushata atje ka pasë ndikim në koalicion. VV kanë përdore fjalor të rëndë. Me thy e me ndërtu perceprim të rremë në publik’’./PERISKOPI/






















