Kosovë
Haziri: Mund të ndodh koalicioni me VV-në, Kurti e ka mundësinë e dytë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij mund të ia jep edhe një mundësi Kurtit për të qeverisur së bashku.
Por, Kurti duhet pranuar disa kushte.
‘Zotëri Kurti e ka mundësinë e dytë, e ka 14 ditë prej momentit kur presidenti e dërgon ofertën për ta formu qeverinë. E mira e këtij vendi është me provu me bë koalicion, edhe mundet me u bë. Në dy çështje, çështja e marrëdhënieve të veçanta me administratën amerikane në lidhje me tarifën, ndërtimi i një qevceri në mirëbesim. Nuk i mshelim kurrë dyrtë për mundësinë e bashkëpunimit. Në këtë fazë Kurti ka thënë se nuk ka opsion tjetër përpos zgjedhje, e merr presedanën e fundit si arguemt ligjor ndërsa e injoron faktin e pandemisë. Kurti e ka mundësinë me i thirrë partitë politike. LDK e favorizon qeverinë gjithëpërfshirëse’’, ka thënë Haziri./Periskopi/




















