Kosovë
Haxhiu: Kurti e pranoi se e rrëzoi Qeverinë e tij për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka pranuar se e ka rrëzuar qëllimisht Qeverinë e tij, për shkak të paranojave për marrëveshje sekrete Kosovës-Serbi.
Ajo ka thënë se sjelljet dhe deklaratat e tij janë të pakoordinuara dhe të paskrupullta.
“Albin Kurti sapo e konfirmoi në RTV Dukagjini; se vet ishte protagonisti kryesor i cili e prishi koalicionin me LDK, me të vetmin qëllim rrëzimin e Qeverisë(vetërrëzimin). Dhe arsyeja kryesore: paranoja e tij për “marraveshjen sekrete” në mes Kosovës dhe Serbisë, mosgatitshmëria dhe mungesa e guximit për t’u përballur si lider i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë. Dhe që i bie, se krejt sjelljet dhe deklaratat tjera të tij, të ç’koordinuara në vazhdimësi s’jan gjë tjetër përveçse lojëra të paskrupullta të stilit “kurtian”.
Ajo po ashtu ka kritikuar edhe panelistët e sotshëm para tij në një emision televiziv, duke thënë se Kurti u tall me ta dhe ata e lejuan sepse u vetëdorëzuan.
“Dhe krejt kjo ndodhi gjatë një seance ligjëruese, tipike e shkollës së VV – së, përballë panelistëve të vetdorëzuar paraprakisht, madje madje, duke e tallur me ta përgjatë gjithë kësaj ligjërate”, ka shkruar ajo në fund.


















