Kosovë
Haxhiu: Dardan Molliqaj ministër i brendshëm, Kurti e Konjufca jasht Kuvendit – do të ishte interesante

Baton Haxhiu thotë se është mirë që partitë që do ta bëjnë koalicionin e ri qeverisës, ta kenë PSD-në në Qeveri.
Ai ka thënë se do të ishte interesant nëse Molliqaj do të ishte ministër i brendshëm.
“Nëse Dardan Molliqaj do të ishte ministër i rendit, do të kishim një ballafaqim interesant me VV-në.Unë mendoj që pa një eksponent të PSD-së që ka qenë eks Vetëvendosje, do ta kenë shumë të vështirë ballafaqimin me VV-në. Kurti, Haxhiu, Konjufca nuk do të jenë më në Kuvend, por debati do të jetë në studio televizive”, ka thënë ai në pressing./PERISKOPI/






















