Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Qeveria Kurti nuk e menaxhoi mirë situatën me koronavirus

Publikuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka menaxhuar mirë situatën pandemike me COVID-19.

Ai tha se deri tani gjendja në Kosovë nuk është katastrofale, por tha se kjo nuk është për shkak të Qeverisë.

Haradinaj ka thënë se ka biseduar me shumë kryetarë komunash, të cilët kanë konfirmuar se nuk ka pasur furnizime me pajisje të nevojshme.

“Kam shku në terren, kam bisedu me kryetare të ndryshëm të komunave, jo vetëm të aleancës. Më kanë thënë se në QKMF asnjë ndryshim nuk ka. As maska, as rroba, mbrotjëse, as dezinfektues, as pastrues të duarve, kurgjë nuk ka”, tha Haradinaj.

Tutje ai tha se ka pasur edhe gabime të tjera e deri te shkelja kushtetuese e Kurtit për ndalimin e lëvizjes së lirë.

“Po dalin në konferenca, mirë po duken. Është e palogjikshme që të gjithë këta me bë testin. Nuk është menaxhu mirë. Shihni zotin Kurti, doli anti-kushtetues me vendimin e tij”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK