Connect with us

Kosovë

Haradinaj i qet kushte LDK-së për hyrjen në qeveri: Kërkon sërish Çakorrin e Zhlebin + autostrada

Publikuar

më

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur letrës së kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ku shpreh gatishmërinë e partisë së tij që “të ofrojë ndihmë në tejkalimin e situatës së rëndë institucionale”.

Në letrën të cilën e ka siguruar ekskluzivisht Ekonomia Online, Haradinaj ka disa kushte që AAK-ja të jetë pjesë e Qeverisë së re që pritet të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike.

Haradinaj kërkon rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që të korrigjohen “gabimet serioze” në ndarjet selektive buxhetore dhe përfshirjen në investime kapitale të Autostradës së Anamoravës dhe asaj të Dukagjinit, si dhe përshpejtimin e punimeve në pjesën e mbetur të autostradës Prishtinë-Pejë.

Një tjetër kërkesë e ish-kryeministrit Haradinaj, në letrën që mban datën 20 prill 2020, është “përmbyllja e obligimeve të marra shtetërore par korrigjimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”.

Megjithëse, ende nuk e ka marrë kërkesë nga presidenti Hashim Thaçi për mandatar për kryeministër, Isa Mustafa i kishte dërguar një letër Haradinajt ku i thoshte se “Kosova po ballafaqohet me një situatë të rëndë institucionale pas Mocionit të Votëbesimi ndaj Qeverisë aktuale, që ndodhi më 25 mars të këtij viti”.

“Vendi po ballafaqohet me Covid-19, ku krahas luftimit të pandemisë, është tepër e nevojshme, të ndërmerren masat për të përballur pasojat ekonomike sociale të kësaj pandemie, si dhe me nevojë e fillimit të dialogut ne Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyra këto që nuk mund t’i kryejë një Qeveri në detyrë”.

“Jemi të bindur se Kosovës i nevojitet themelimi i një Qeverie të re, duke ndjekur të gjitha rrugët kushtetuese. Mbi këto kritere si parti e dytë e dalë në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit 2019, do ta pranojmë mandatin , në qoftë se na ofrohet, për themelimin e Qeverisë me një koalicion me ju, AAK-në, Nismën Socialdemokrate, AKR-në dhe subjektet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kuvend. Për këtë presim miratimin tuaj dhe të subjekteve të tjera”.

“Vlerësoj se objektivi themelor i kësaj qeverie do të ishte beteja për ta mposhtur pandeminë e Covid-19, përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke, rimëkëmbja e ekonomisë pas pandemisë, forcimi i shtetit ligjor përmes luftës kundër krimit dhe korrupsionit, dhe krahas këtyre detyrave duhet të forcojmë partneritetin me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet mes tjerash në letrën, të cilën e ka siguruar Ekonomia Online nga burime brenda LDK-së.

Lajme9 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme14 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri29 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë35 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme54 minutes ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni59 minutes ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë1 hour ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë1 hour ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri2 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë3 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

Maqedoni4 hours ago

Me dru pa vulë në Likovë, tentoi t’i ikë policisë – arrestohet 65-vjeçari nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK