Bedri Hamza i PDK’së sonte në Debat Plus i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi ky i fundit tha se opozita nuk mund të nisin iniciativa ligjore, sikurse është pakoja emergjente, transmeton Periskopi.
Hamza e ka quajtur simpatike këtë deklaratë të Kurtit por ia bën të qartë se deputetët e kanë këtë të drejtë.
‘’Simpatike. E para neni 79 e përcakton qartë kush mundet me iniciu projektligje. Ndër prej atyre, janë grupi i deputetëve. Më shumë se 5-6 deputë munden me marrë iniciativë ligjore. Nëse dikush su mësu me pa…. Gabim nëse thuhet se deputetët s’mund të marrin iniciativa ligjore’’/PERISKOPI/






















