Connect with us

Kosovë

Prishtinasit iu turren masivisht bankomatëve nga frika e izolimit të nesërm (VIDEO)

Publikuar

Shumë qytetarë të Kosovës i janë turrur me të madhe bankomatëve në kryeqytet, por edhe në qytete të tjera të vendit nga frika se nuk do të mund t’ia dalin të kenë qasje në kohën që është caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Dita e sotme është e vetmja në të cilën do të lejohet qarkullimi i lirë i qytetarëve, madje edhe për nevojat e tyre, deri në orën 17:00. Në ditën e nesërme, çdo shërbim që duhet të marrin, qoftë nga bankomatat, bankat, marketet, barnatoret, duhet të kryhet për një periudhë tepër të shkurtër kohore.

E kjo ka bërë që në ditën e sotme të ketë një fluks njerëzish para bankomatëve, që si duket duan të marrin paratë e tyre në kesh, që më pas të blejnë gjërat e nevojshme për mbijetesë.

Ekipi i Periskopit në rrugën Agim Ramadani ka evidentuar turma të mëdha njerëzish te banka TEB, ajo Reiffeisen dhe te banka BPB.

Qeveria e Kosovës duke filluar nga nesër do të lejojë qytetarët që të qarkullojnë për nevojat e tyre në një periudhë për vetëm një orë e gjysmë, ndërsa banorët e zonave të largëta nuk dihet se si do t’ia dalin që për këtë periudhë kohe të furnizohen me mallra.

Vendimi i qeverisë është quajtur anti-kushtetues nga z.Enver Hasani. Ai do të vlejë deri më 4 maj. /Periskopi

HALLAKAMË: Prishtinasit iu turren masivisht bankomatëve nga frika e izolimit të nesërm

Gepostet von Zyrtare+ am Dienstag, 14. April 2020

 

NA NDIQ NË FACEBOOK