Lajme
Halil Kastrati siguron strehim për familjen Veli të Shkupit

Pas kronikës së TV21 dhe TV Shenja për gjendjen e mjerueshme në të cilën gjindej familja Veli nga Shkupi , kryetari i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati ka ofruar zgjidhje për këtë familje.
Fillimisht do t’u sigurohet strehim i përkohshëm, për çfarë do t’u paguhet qiraja nga “Jetimët e Balkanit”, ndërkaq gjatë këtyre tre muajve do të punohet edhe në drejtim të sigurimit të një objekti strehues të përhershëm që do të jetë në pronësi të familjes Veli.
Lajmi u konfirmua edhe gjatë një interviste që dha për TV21 hoxha Halil Kastrati./Zyrtare.net/
















