Connect with us

Kosovë

Hajdari: Pa distancim s’mjafton shkarkimi

Publikuar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës shkarkoi këshilltarin e tij Shkëlzen Gashin i cili deklaroi se UÇK-ja ka bërë krime.

Por Kurti përvec që e shkarkoi, nuk u distancua nga qëndrimi i ish-këshilltarit të tij.

Madje ai i thuri lavde duke thënë se është një kritik i mirë.

E mosdistancimi ka bërë që të reagoi edhe ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në Drenas, Petrit Hajdari.

Hajdari ka kërkuar nga kryeministri në detyrë, që të distancohet nga deklarata të tilla.

Ky është reagimi i diplomatit Hajdari:

Pa distancim, veç shkarkim.

Madje as shkarkimi nuk u quajt i tillë, por lirim. Termat, jo gjithmonë janë veç terma. Ata përfaqësojnë mendësi.

Kryeministri shënoi autogol me emërimin e tij, dhe po vazhdon të shënojë autogola ndërkombëtarë me mënyrën e lirimit nga detyra.

Më i ashpër ishte kur fliste për Grenellin, sesa tash që po flet për një akuzues publik të UÇK-së.

Nuk thuhet kot që politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, kurse burrështetasit për brezat e ardhshëm. Duke i pasur në kokë militantët e tij, Kryeministri do t’iu trashëgojë brezave një narrativ të shpërfytyruar historik: atë sipas të cilit Serbia nuk është veç solidare me testet e dhuruara, por edhe viktimë e UÇK-së.

Shkarkimi nuk mjafton. Distancimi nuk erdhi.

NA NDIQ NË FACEBOOK