Connect with us

Lajme

“Grupet kriminale kanë vazhduar aktivitetin”/ Artan Hoxha: Është rritur çmimi i lëndëve narkotike

Publikuar

“Grupet kriminale kanë vazhduar të kryejnë aktivitetin e vet”. Kështu ka deklaruar mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha, teksa ka folur për situatën e krijuar në Shqipëri.

Hoxha tha se aktualisht ka rënë numri i vjedhjeve, i grabitjeve, i vrasjeve, por sipas tij në natyrë tjetër krimi që nuk ka munguar.

“Nuk kanë munguar personat e arrestuar në, Tiranë, Durrës, Berat, ku janë kapur qytetarët që përfitonin edhe nga kjo situatë për të trafikuar lëndë narkotike, kanabis, por edhe kokainë. Kjo do të thotë se ky fenomen edhe në këtë situatë ku duket thuajse e pamundur ku mjetet nuk qarkullojnë, bota e krimit është përpjekur të vijojë aktivitetin. Përdoruesit e lëndëve narkotike kanë po aq nevojë për këtë substancë sa kemi ne të tjerët për ushqim dhe ilaçe”, u shpreh ai në një lidhje me Abc News.

Gazetari theksoi se deri në javën e tretë të karantinimit çmimi në tregun e brendshëm të narkotikëve ka qenë i qëndrueshëm, ndërsa pretendon se tashmë çmimi po vjen duke u rritur.

“Grupet kriminale kanë vazhduar të kryejnë aktivitetin e vet. Deri në javën e tretë çmimet në tregun e brendshëm kanë qenë të qëndrueshme dhe nuk kanë lëvizur. Kjo do të thotë që grupet kriminale në Shqipëri kanë pasur stok të kokainës dhe kanabisit dhe kjo ka bërë që çmimi të jetë i palëvizshëm. Ndërsa me kalimin e javës së tretë çmimi ka lëvizur, kanë filluar të rriten që do të thotë se këto lëndë narkotike tashmë do të bëhen të vështira edhe për përdoruesit e tyre”, nënvizoi Hoxha.

Gazetari deklaroi se sipas informatave të tij aktiviteti i grupeve kriminale shqiptare ka vijuar edhe në shtete të tjera të botës.

“Ndërkohë është vërejtur një fenomen tjetër, me grupet që ishin në fokusin tonë para se të ndodhte kjo situatë, pra kryesisht për grupet kriminale shqiptare që veprojnë në vende të ndryshme të BE apo deri në Amerikën Latine. Kam mundur të kontaktoj gjatë këtyre javëve dhe më rezulton se grupet shqiptare në vendet e BE, në të cilat masat u morën pak më vonesë, pra në Belgjikë, Holandë, kanë vazhduar aktivitetin e tyre. Nuk ka qenë e vështirë për këto grupe të sigurojnë kokainën, e cila vazhdon të lëvizë dhe rruga kryesore e lëvizjes nga Amerika Latine drejt Evropës, janë mjetet detare. Ky aktivitet nuk është ndaluar deri tani dhe do të thotë që porositë e bëra para disa javësh dhe ngarkesat janë nisur sigurisht që kanë ardhur dhe janë duke ardhur drejt Evropës.

Nuk është problem të sigurosh lëndën narkotike, por është lëvizja dhe transporti i parave. Me bllokimin e qarkullimit, tashmë këto grupe e kanë të pamundur të qarkullojnë paranë. Është e vërtetë që në vende si Italia masat u morën të parët, kokaina është rritur me 12 apo 15 mijë euro në krahasim me ç’ishte para fillimit të Covid-19, por në vende të tjera për shkak të stokut çmimi ka qenë i pandryshueshëm. Gjatë dy javëve të fundit ka filluar të ketë një lëvizje të tillë që do e bëjë të vështirë për ta futur këtë lëndë narkotike do të jetë i vështirë”, tha ai./ CNA.al

Maqedoni12 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri42 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK