Connect with us

Kosovë

Gratë e dhunuara gjatë luftës, punojnë maska të fytyrës

Publikuar

Përballë vështirësive financiare, të mbijetuarit e dhunës seksuale të Kosovës në kohën e luftës nga Drenasi , fitojnë jetesën e tyre duke shitur vepra artizanale.

Sot, përmes Qendrës së Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës ato po bëjnë maska 100% pambuk për fytyrë në këtë kohë kur duhet mbështetje për të luftuar pandeminë globale Covid-19.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Aty thuhet se këto maska mund të blihen nga të gjithë të interesuarit duke kontaktuar në adresën elektronike, [email protected]

NA NDIQ NË FACEBOOK