Lajme
Gjobat për hyrje pa maska në shitore, Iseni: Biznesi nuk mund të luajë rolin e policit

Dekreti me fuqi ligjore, që i obligon qytetarët që të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit Korona, sidomos gjatë hyrjeve në objektet e mbyllura afariste, nga Oda Ekonomike very perendimore vlerësohet si masë e mirë mbrojtëse por kjo odë e vlerëson si problematik obligimin që vetë drejtuesit e këtyre ojekteve, duhet të kujdesen që të mos i lejojnë në hapësirat e tyre qytetarët që nuk dëshirojnë të mbajnë maska, e nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë dënohet edhe subjekti me 2 mijë euro gjobë edhe drejtuesi i tij me 500 euro. Drilon Iseni nga Oda Ekonomike Veri-Perendimore, thotë se një vendim i tillë është i papranueshme, sepse në këtë mënyrë po dëmtohen bizneset e vogla dhe të mesme.
“Sektorët që janë më të rrezikuar nga fluksi i madh i njerëzve, janë ato të cilët janë më rentabil, kryesisht kompanitë e konsumit të gjërë, si dhe bizneset mikro dhe të vogla. Këto nuk kanë kapacitet t’i ndalojnë klientët e tyre që mos të hynë në objektet e tyre afariste. Qeveria si duket po kërkon që komuniteti i biznesit të luajë rolin e policisë dhe kjo është e pa pranueshme. Më skandalozja është që dënimet janë shumë të mëdha për kompanitë, përkatësishtë 2000 euro për subjektin.”- tha Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri-Perendimore.
Iseni: Po rrezikojmë sektorin e vetëm rentabël në RMV
Edhe pse Kryetari i OEMVP-së është pjesë e Këshillit Ekonomikë, Iseni thotë se vetëm informohen për vendimet e marra por nuk konsultohen paraprakisht për masat që mirren.
“Për këtë dekret ligj, nuk kemi qenë të konsultuar aspak, se për ndryshe do ta kundërshtonim si shumë të dëmshëm për biznesin. Veçanërisht dëmtojmë ose potencialisht rrezikojmë një sektor i cili është i vetmi rentabil në Maqedoni, I vetmi i cili funksionon në këtë kohë krize.”- tha Iseni.
Kjo dispozitë ligjore sipas OEMVP-së, le edhe hapësirë edhe për keqpërdorime eventuale nga ana e inspektorëve madje kthen sipas tyre praktikën e mëparshme të dënimit të kompanive, që kjo Qeveri e ka marr si obligim që të ndërpres dhe të mos i përsërisë. Nga kjo odë thonë se sigurisht që duan partneritet me qeverinë por vetëm nëse konsultohen konkretisht për gjetjen e zgjidhjeve më të favorshme për bizneset./TVM2/















