Sport
Gjiganti gjerman e rikthen Vidalin në Bundesligë

Kontrata e Vidalit në ‘Camp Nou’ po shkon drejt fundit, gjë e cila përfundon në sezonin 2020/2021, dhe 32 vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Spanja.
Reprezentuesi i Kilit ishte afër transferimit tek Inter në janar, me Beppe Marottan që kishte konfirmuar një gjë të tillë.
“Ai gjithmonë dëshiron të jetë protagonist. Ai mbetet shumë i shqetësuar kur nuk luan vazhdimisht. Ai gjithmonë është mësuar të jetë një aktor kryesor”, ka deklaruar Rueda, përcjell lajmi.net.
Rueda, tutje ka shtuar se Vidal është i kënaqur te Barcelona, por nuk ka fshehur interesimin e Dortmundit.
“Me sa di unë, ekziston një mundësi që ai të rikthehet në Itali. Dortmundi po ashtu së fundi ka qenë i interesuar për të. Por asgjë nuk është konkrete dhe duhet të durim për të marrë një vendim”./Lajmi.net/






















