Connect with us

Kosovë

Gjendja e të infektuarve me koronavirus në Gjilan është stabile

Publikuar

14 personat e infektuar me koronavirus nga komuna e Gjilanit janë në gjendje të mirë shëndetësore, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në shtëpi, ndërsa katër në Infektivë.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arber Ismajli ka thënë për lajmi.net se 10 të infektuarit që janë në shtëpi janë duke u përcjellur nga ekipet mjekësore dhe gjendja e tyre është stabile.

Ai po ashtu ka thënë se deri me tani nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19 në këtë komunë.

“Mirë janë, këta 10 që janë në familje janë mirë, gjendja është stabile, po përcjellët përmes ekipeve tona mjekësore të QKMF-së. Edhe informatat që i kemi për 4 të tjerët që janë në klinik është stabile deri në këto moment. Fatmirësisht nuk ka pasur një rast tjetër të dyshuar, po vazhdojmë me mostra varësisht prej vlerësime që po i bënë Instituti por deri në këto momente është qet nuk kemi raste të tjera për këtyre. Rasti i Zhegrës është shëruar në testi e fundit që është bërë ka dal negativ. Tash po presim”, ka thënë Ismaili.

Ndryshe, në Gjilan janë paraqitur 15 raste me koronavirus ku njeri prej tyre tashmë është shëruar, pasi në dy testet ka dal negativ.

10 të infektuarit të cilët janë duke u trajtuar në shtëpi janë të familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq i Gjilanit.

NA NDIQ NË FACEBOOK