Connect with us

Lajme

Gjenden dy persona të pajetë në Lezhë, dyshohet se janë vrarë

Publikuar

Dy persona janë gjetur të vdekur në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër të Lezhës, në një kodër.

Sipas policisë, të dy këta persona P. S. dhe K. M. që janë rreth 60 vjeçar, të cilët dyshohet se mund të kenë humbur jetën nga të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, shkruan Top Channel.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK