Connect with us

Kosovë

Gjakovë, plagoset me pushkë ajrore një 17 vjeçar

Publikuar

Sot është plagosur me pushkë ajrore një 17 vjeçar në fshatin Mulliq të Gjakovës.

Lajmin për Klan Kosova e ka bërë të ditur drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 16:00, Spitali Rajonal na ka njoftuar se personi 17 vjeçar, i cili me dy shokë ka dalë në mal për shëtitje, ka pësuar lëndime trupore”.

“Aksidentalisht njëri prej shokëve e ka plagosur me një pushkë ajrore. Mjeku ka konstatuar se plagët kanë mundur të shkaktohen nga arma e zjarrit, por, gjatë intervenimit kirurgjik është vërejtur se bëhet fjalë për pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa arma është konfisku”.

NA NDIQ NË FACEBOOK