Connect with us

Kosovë

Gazetari i famshëm Matoshi e quan “Fond të Zi”, atë që e krijoi Kurti për t’iu lypë pare diasporës

Publikuar

Gazetari i famshëm kosovar, Halil Matoshi, ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit në detyrë pasi ky i fundit ka krijuar një fond duke iu kërkuar para mërgimtarëve të vendit që të ndihmonin në tejkalimin e krizës me Covid-19. 

Matoshi e ka cilësuar një fond të tillë të formuar nga Qeveria si “fond të zi”, duke shtuar më tej se ai nuk kishte kurrfarë mbështetje ligjore.

“Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji mbi financat publike nuk lejojnë “fonde qeveritare” tjera pos atyre që përfshihen në këtë ligj; taksa ligjore, doganave e akcizave, kredive të institucioneve kredibile ndërkombëtare, donacioneve dhe granteve shtetërore, si dhe huasë publike!” – shkruan ai në Facebook-un e tij, përcjell Periskopi.

Në reagimin e tij ai ka përmendur edhe fondet e famshme të kohës së luftës si “3 përqindëshi” dhe “Vendlindja thërret”, por të cilat ishin themeluar gjatë kohës sa nuk ekzistonte shteti i Kosovës dhe Kushtetuta e tij.

Statusi i plotë: 

Kryeministri në detyrë po krijon “Fonde të Zeza”

Albin Kurti thirri sot diasporën për të ndihmu menagjimin e Covid19 përmes një gjirollogarie pa mbështetje ligjore!
Qeveria e ligjshme ka të drejtë me mbledhë dhe distribuue vetëm fonde me burime ligjore.
Kushtetuta e Kosovës dhe Ligji mbi financat publike nuk lejojnë “fonde qeveritare” tjera pos atyre që përfshihen në këtë ligj; taksave ligjore, doganave e akcizave, kredive të institucioneve kredibile ndërkombëtare, donacioneve dhe granteve shtetërore (shteteve njohëse) si dhe huasë publike!
Çdo kërkesë tjetër është thirrje për themelim “fondesh të zeza”!?
Republika e Kosovës nuk është vullnet i një njeriu, as një Qeverie!
Paligjësia edhe kur ndodhë me qëllimin më të mirë e human, nuk ka emër tjetër pos PALIGJËSI!

P.S.

Kjo thirrje për “Fondin Kurti” është ilegale në kuptimin e shtetit juridik, sepse kërkon krijim fondesh jashtë vendit dhe pa mbështetje ligjore, sikur në epokën e “3%-shit” dhe “Fondit Vendlindja thërret”, porse atëbotë Kosova nuk ishte e sovranizuar dhe nuk mund të grumbullonte pare përmes burimeve ligjore (ligjet ishin të pushtuesit) për funksionimin e “shtetit paralel” në arsim, shëndet publik, asistencë sociale e më pas edhe armatime për nevojat e luftës çlirimtare!

Maqedoni5 minutes ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri35 minutes ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme2 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni3 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni3 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri3 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme4 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni6 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota6 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme6 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni6 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK