Connect with us

Kosovë

Gati testi i shpejtë që mund të nxjerrë botën nga karantina, tregon imunitetin ndaj COVID-19

Publikuar

Ditët dhe javët po kalojnë njëra pas tjetrës, dhe krahas numrit të viktimave nga pandemia e koronavirusit, që tashmë kanë kaluar pragun e 100 mijë personave në botë, po bëhen gjithmonë e më të dukshme kostot ekonomike dhe sociale të karantinës, veçanërisht në Europë.

Kontinenti ka nevojë të “ndezë motorët” e fabrikave, shkollave, institucioneve më të rëndësishme, por për të bërë këtë nevojiten garancitë shëndetësore për personat që do t’i rikthehen jetës përtej pragut të shtëpisë.

Një nga këto garanci mund të jetë një testim i shpejtë i bazuar mbi antikorpet, i cili premton se mund të tregojë në pak minuta në qoftë se personi i testuar është apo ka qenë i infektuar me koronavirus dhe nëse ka zhvilluar një imunitet ndaj COVID-19.

Një testim i tillë, në qoftë se verifikohet mund të cilësohej si një shpëtimtar i vërtet i jetës sociale në vendet e goditura, sepse do t’i lejonte të imunizuarve të riktheheshin në vendet e tyre të punës.

Në Britaninë e Madhe institucionet do të qartësojnë këtë javë kriteret e aprovimit të kompanive që po propozojnë një test të tillë, ndërkohë që Qeveria ka deklaruar se do të blinte rreth 17 milionë të tillë në rast miratimi.

Ndërkohë, disa prej këtyre testimeve nuk kanë patur rezultatin  e shpresuar, me një nivel gabueshmërie të tepërt.

Për Brigette Bard, drejtuese e kompanisë  Biosure, një provë zyrtare të testit të tyre nuk është ende kryer, pikërisht për shkak të mungesës së kritereve të miratimit. “Për momentin po veprojmë qorrazi”, pohon Bard.

Sido që të jetë është tashmë e qartë që lufta afatgjatë kundër COVID-19 fitohet vetëm me krijimin  e antikorpeve.

“Në koronaviruse të tjera, si gripi, njëherë që personi krijon antikorpet, merr një imunitet natyral ndaj virusit. Kjo nuk është ene provuar tek VOVID-19, por unë do të habitesha shumë sikur mos të ndodhte e njëjta gjë”, pohon Doris-Ann Williams, kreu i Shoqatës Britanike së Diagnostikimit në Vitro.

Testimi i zhvilluar nga kompani si BioSure është i thjeshtë, falë gjakut të marrë nga një pickim në gishtin e dorës, dhe mund të kryhet në shtëpi. Rezultatet mund të lexohen edhe nga vetë personi i testuar, pa shkuar në një strukturë të specializuar.

“Duam të dimë se sa është pragu i saktësisë që entet rregullatore do të vendosin për këto testime”, shton kreu i Biosure, Brigette Bard, që shton se qartësimi i kritereve do të mundësonte pothuajse menjëherë prodhimin e përreth 1 milion testimeve në muaj./A2

Maqedoni1 hour ago

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë, por nuk i mbështesim tre zonat zgjedhore të posaçme

Shqipëri2 hours ago

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

Lajme3 hours ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni4 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni4 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri4 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme5 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme5 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni7 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota7 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme7 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni7 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

NA NDIQ NË FACEBOOK