Kosovë
Gashi: Besnik Bislimi e Avdullah Hoti kanë xhelozi personale mes vete

Arben Gashi i LDK’së ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë, Besnik Bislimi se Avdullah Hoti ka qenë personi më destruktiv në koalicion, transmeton Periskopi.
Gashi thotë se këtë gjë e ka thënë me mllef pasi kanë xhelozi personale mes vete.
‘’Këtu ka një problem personal mes të dyve. Vijnë nga një fushë. Kanë xhelozi profesionale. Hoti e ka njoftë më mirë procedurën dhe politikat. Plus Hoti ka qenë personi kyq në Qeveri. Kjo i ka shkaku irritim Bislimit. Po shihet’’
Gjatë emisionit Bislimi ia coi një porosi Gashit, duke i thënë se po rren për deklaratën se Kurti nuk ia pranoi LDK’së disa emra për ministra./PERISKOPI/





















